‘Godet’ Milani, i transferon këta tre super-lojtarë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

‘Godet’ Milani, i transferon këta tre super-lojtarë

00:01 | 20 Qershor 2019

Duket se skuadra e Milanit ka plane të mëdha për afatin e ardhshëm.

Pas disa ndryshime në bordin drejtues dhe me konfirmimin e trajnerit Marco Giampaolo, Milan do të fillojë të punojë për afrimet e lojtarëve.

Përveç trajnerit, në pozita drejtues te Milan janë emëruar edhe Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.

Ky i fundit po mendon transferimin e tre futbollistëve kroatë te Milan.

Dejan Lovren i Liverpoolit, Andrej Kramarić i Hoffenheim dhe Nikola Moro i Dinamo Zagrebit, janë lojtarët që Boban dëshiron t’i transferojë te Milan.

Kujtojmë se lojtarë kroat kanë edhe rivalët e Milanit, skuadra e Interit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!