Godet vjazën e tij, arrestohet një person në Klinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Godet vjazën e tij, arrestohet një person në Klinë

14:04 | 22 Prill 2019

Dhuna në familje po shtohet dita-ditës.

Policia ka arrestuar një person në Klinë. Një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij.

Policia njofton se gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë dhe 7(shtatë) fishekë të kalibrit 9 mm, përcjell lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër (vajzës së tij).Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë dhe 7(shtatë) fishekë të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit kujdestar ,i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”

Komento: