Godfrey: Dialogu Kosovë-Serbi çështje e vështirë, por progresi është i nevojshëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Godfrey: Dialogu Kosovë-Serbi çështje e vështirë, por progresi është i nevojshëm

23:01 | 30 Tetor 2020

Ambasadori amerikan në Serbi thotë se dialogu Kosovë-Serbi çështje e vështirë, por progresi është i nevojshëm.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi është çështje e vështirë, por progresi është i nevojshëm.

Ai ka folur për marrëdhëniet e Serbisë me SHBA-të, i cili i cilëson si “të shkëlqyera, por jo mjaft të mira”.

Kur u pyet se cilat janë problemet në marrëdhëniet midis dy vendeve, Godfrey tha se ai nuk sheh probleme, por shumë energji që është “përqendruar në zgjidhjen e sfidave”. Sipas tij, kjo përfshin statusin e pazgjidhur të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

“Ky është një problem i vështirë, por unë besoj se të gjithë mund të pajtohemi se të gjithë kanë nevojë për përparim, prosperitet dhe stabilitet afatgjatë”, theksoi Godfrey.

Ai tha se Serbia dhe rajoni do të vazhdojnë të jenë të rëndësishëm për Uashingtonin, pavarësisht se kush fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, raporton Beta.

Ai i tha se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen më 3 nëntor, janë emocionuese, por ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë “pothuajse 250 vjet përvojë si komb”.

“Ne vazhdojmë të punojmë për të arritur idealet tona, por unë jam i bindur për forcën e republikës sonë,” tha Godfrey, duke shtuar se ambasada në Beograd që ai drejton do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e marrëdhënieve SHBA-Serbi, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve.

Komento: