Godin iu bashkua Interit, vjen reagimi i papritur nga Pique

18:43 | 07 Maj 2019

Diego Godin ,do të bashkohet me Interin në fund të sezonit dhe sot ai njoftoi largimin e tij nga Atletico Madrid.

Mbrojtësi i Uruguajit u largua me lotë gjatë konferencës së lamtumirës për shtyp dhe mbrojtësi i Barcelonës, Pique ndau një mendim për atë në Twitter,përcjell ORAinfo.

“Godin po largohet nga Atletico Madrid. Respekti për një mbrojtës të madh, i dëshiroj fat të mirë për të ardhmen, La Ligës do të mungojë”, shkroi mbrojtësi spanjoll në mediat sociale.

Godin do të bashkohet me Interin në një marrëveshje të përhershme dhe do të bëhet lojtari më i paguar i klubit./ORAinfo/

Komento: