Goditet këmbësori nga vetura në Prishtinë, por merr tretman mjekësor

23:08 | 27 December 2024

Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Për Front Online, zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 19:00,

“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori që aktualisht është duke marrë tretman mjekësor”.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Komento: