Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Lipjanit.
Dje në Lipjan në orët e pasdites është raportuar për një të lënduar nga një mjet i mprehtë, i cili aktualisht po trajtohet në QKUK. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Skënderbeu.
Policia sot ka njoftuar se për këtë rast është prangosur një i dyshuar. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është prangosur i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka goditur me mjet të mprehtrë viktimën mashkull i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.