Ka ndodhur një aksident me të lënduar në Pejë.
Një burrë ka goditur me veturë një grua e më vonë është prangosur nga polixia.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13 ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.