Goditet nga autobusi, humb jetën djali 15 vjeçar

08:36 | 06 August 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në veriu të Neë South.

Një nxënës nga veriu i Neë South Ëales është goditur për vdekje nga një autobus.

Djali 15 vjeçar, një student i vitit të 10, ishte duke hipur në një biçikletë kur u godit jashtë portave të shkollës së mesme Irraëang, në Raymond Terrace, rreth orës 08:30. Fëmijët e dëshpëruar vëzhguan, ndërsa shoku i tyre i klasës u tërhoq nën autobus.

Inspektori Matt Haëke tha se skena ishte ‘tepër shqetësuese’ për mjekët dhe dëshmitarët. “Ne bëmë gjithçka që mundëm, tani nuk mund të bëhet asgjë”, u tha inspektori Haëke gazetarëve.

Rruga ishte e mbyllur. Ndërkaq, shoferi i autobusit 41-vjeçar do t’i nënshtrohet testimit të detyrueshëm të gjakut dhe alkoolit. Një zëdhënës i Departamentit të Arsimit në NSË tha se shkolla i kishte shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes dhe shumë miqve të djalit.

Komento: