Goditet nga një kamion në Malishevë, humb jetën 39 vjeçari

21:39 | 09 Mars 2020

Ka humbur jetë një person, pasi është goditur nga kamioni.

Një person i moshës 39 vjeçare ka ndërruar jetë, pasi që i njëjti është goditur nga një kamion në Llozicë të Malishevës.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Nysret Xhurkaj.

“Sot rreth orës 19:30, ka vdekur një person. Nga konstatimi i mjekut ka dal që goditja ishte fatale, kurse personi i vdekur ishte i moshës 39 vjeqare. I dyshuari është arrestuar dhe gjendet në stacionin e policisë”, ka thënë ai.

Komento: