Goditet nga një trung peme, vdes shqiptari

18:30 | 04 July 2022

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër.

Fatmir Çela, 48 vjeç ka humbur jetën pasi është goditur nga një trung peme, ndërsa po priste dru.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, ditën e sotme (4 korrik) në Shkodër të Shqipërisë.

“Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.”- njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje

Komento: