Goditet nga një veturë e Policisë një e mitur në Gjilan derisa po lëvizte me trotinet

10:43 | 09 Gusht 2023
goditet-nga-nje-veture-e-policise-nje-e-mitur-ne-gjilan-derisa-po-levizte-me-trotinet

Një femër (e mitur) gjersa ishte duke e drejtuar një trotinet është aksidentuar të martën rreth orës 14:10 nga një veturë e Policisë së Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor.

“Raportohet për një  aksident trafiku në mes veturës së policisë dhe një të miture femër kosovare, e cila ishte duke drejtuar një trotinet. Viktima  është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor e me pas ka vazhduar tretmanin në spitalin e Gjilanit”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori  dhe IPK-ja./Front Online

Komento: