Goditet nga vetura, burri nga Ferizaji përfundon në këtë gjendje

13:15 | 03 Mars 2019

Një persona është goditur nga vetura gjatë ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizajt, ku viktima ka njoftuar se është goditur me veturë nga një person i panjohur.

Kjo ka ndodhur pas një fjalosje që kishin pasur kur i dyshuari ishte ndalur me veturë afër shtëpisë së viktimës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq hetimet për rastin janë duke vazhduar, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Komento: