Goditet nga vetura, humb jetën këmbësori në Prishtinë

11:40 | 04 Janar 2019

Një përson ka humbur jetën pasi natën e dytë të Vitit të Ri është goditur nga një veturë në lëvizje.

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Lebanë të Prishtinës. Jetën e ka humbur një këmbesor.

I dyshuari derisa ishte duke e drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda të cilat nuk ka arritur t’i mbijetojë.

Aksidenti ka ndodhur me datën 2 janar, ndërsa dje ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Komento: