
Një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Si pasojë e lëndimeve është dërguar në QKUK.
Njoftimi i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Vranidoll, Prishtinë 10.11.2023-17:30 Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- këmbësor, pasi i njëjti është goditur nga një automjet në lëvizje të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.