Goditet nga vetura një këmbësor në rrugën Prishtinë-Ferizaj

16:58 | 16 Shtator 2024
goditet-nga-vetura-nje-kembesor-ne-rrugen-prishtine-ferizaj

Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje”, tha Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Komento:
Lajme të tjera