Një grua ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në Arbanë të Prizrenit.
Policia ka njoftuar se viktima, 61-vjeçare është goditur nga vetura sot rreth orës 05:30 në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi një pompe të karburanteve.
Viktima me autoambulancë ishte sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjellur për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme.