Vetura godet këmbësoren në rrugën Prishtinë- Podujevë.
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë- Podujevë, ku janë përfshirë një këmbësore dhe një automjet.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në stacion.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.