Goditet rrjeti i narkotikëve, Sveçla: Lufta kundër krimit vazhdon pa kompromis

22:50 | 18 Qershor 2026
goditet-rrjeti-i-narkotikeve,-svecla:-lufta-kunder-krimit-vazhdon-pa-kompromis

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përshëndetur aksionin e suksesshëm të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe AKI-së që rezultoi me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e rreth 60 kilogramëve substancë narkotike, marihuanë.

“Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis në funksion të garantimit të sigurisë publike, mbrojtjes së të rinjve tanë dhe ruajtjes së një mjedisi të shëndetshëm e të sigurt për të gjithë qytetarët.”, ka shkruar ai.

Komento: