Është arrestuar një person që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ku mbeti e vdekur një këmbësore në fshatin Babimoc të Obiliqit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekje-prurës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.