
Përderisa një person i kërkuar nga organet e rendit të Kosovës e ndërkombëtaret, vazhdon edhe më tutje të jetë në arrati, policia e Kosovës ka arrestuar 27 persona që kanë pasur urdhër arrest.
Dukagjin Nikollaj i shpallur në kërkim për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, vazhdon të i shmanget drejtësisë. Aksioni i nisur pas incidentit ku ishte i përfishirë DUKA, ka arritur të vë në pranga 27 persona të tjerë të kërkuar në komunat e tjera të vendit.
Nga Policia nuk kanë treguar për masat e ndërmarra deri më tani për gjetjen e këtij personi, derisa kanë treguar detaje për planin operativ të quajtur Goditja.
Sipas këtij institucioni nga 8 deri më 14 gusht janë kontrolluar mbi 16 mijë auromjete, e janë arrestuar 96 persona, prej të cilëve 27 kishin urdhër arrest nga Gjykata.
“Gjatë një jave (08-14 gusht 2023), policia ka shtuar aktivitetet e saja kryesisht në zonat urbane me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe arrestimin e të dyshuarve që bien ndesh me ligjin. Gjatë kësaj kohe, janë shënuar aktivitetet si në vijim: Janë realizuar 2997 Pika Kontrolli për Automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alool-test, Janë kontrolluar 16916 automjete, Janë kontrolluar 270 lokale, Janë arrestuar 96 persona, prej tyre 27 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe Janë konfiskuar 37 armë. Policia do të vazhdojë të kryej dhe realizoj pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.”
Por realizimi i këtij plani operativ po konsiderohet i vonuar nga avokati dhe ish zvministri i punëve të brendshme, Valdet Hoxha.
Ai thotë se masa të tillë për vënien në pranga të personave të kërkuar do duhej të kishte vazhdimisht.
“Është një plan i rregullt operativ dhe në parim është gjithcka në rregull, sikur mos të bëhej pas ndodhjes së një rasti shumë të rëndë në një lokal në prishtinë, është i duhur por i vonshëm sepse policia do duhej vazhdimisht plane operative sidomos kur ka të bëjë me grupe të dyshuara kriminale apo armëmbajte pa leje”, ka thënë Hoxha.
“Si plan i fundit e konsideroj se edhe koha kur është bërë ky plan operativ, plani varet edhe nga rrethanat që e rrethojnë gjendjen aktuale dhe për atë edhe bëhet plani, nuk do të thotë që edhe më herët policia nuk ka vepruar në kuadër të kompetencave të veta për goditjen e kryrësve të veprave penale mirëpo te rastet e fundit, e kanë bërë një plan me të cilin janë munduar që të sigurojnë më shumë sigurinë e qytetarëve”, ka thënë Shaljani.
Plani operativ Goditja, ka nisur së zbatuari pas 3 vrasjeve që ndodhën brenda një javë në Kosovë, e të cilat ndodhën në kafiteri në Prishtinë, Klinë e Skënderaj.
Në dy rastet e para autorët ishin recedivist, e persona të kërkuar nga Policia, derisa për këtë të fundit ende nuk janë identifikuar kryrësit./Dukagjini