Duket se ‘goditjet’ për Mogherinin janë bërë shumë të shpeshta.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se vlera e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rënë.
Duke folur të mërkurën në “Debat” te RTK ai ka theksuar se ideja e ndryshmit të kufijve çon në luftë. .
“Loja që po luhet nuk çon askund tjetër pos në luftë. Tentimi për t’i ndryshuar kufijtë do ta destabilizojë rajonin. Ajo çka është me rëndësi sot, që Mogherinit, i ka rënë vlera, sepse ka dashur t’i përgjigjet një agjende, që në vend të përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, prodhon një ngjarje që mund ta trazojë Ballkanin”, ka thënë Isufi.