Gruaja rome është goditur me grushte sërish sot, por kësaj radhe në qytetin e Ferizajt. Ajo goditet nga një person dhe bie përtokë.
Policia e rajonit të Ferizajt, ka thënë se gruaja rome tani gjendet në stacionin policor.
“E kemi marrë një informatë nga një person që e kanë parë gruan në shesh, momentalisht gjendet në rajon jemi duke provu me marrë në pyetje mirëpo nuk ka folur asnjë fjalë”, thonë nga policia.
Policia bën të ditur se është duke u munduar të mbledhë informacione për sul muesit e mundshëm, pasi që një gjë të tillë nuk kanë mundur ta identifikojnë akoma.
“Patrullat janë duke u munduar të mbledhin informacione nga dikush afër nëse ajo është sul muar apo jo. Kemi kontaktuar edhe me drejtorinë e përgjithshme për shkak të procedurave. Mirëpo nuk mund ta konfirmojmë nëse është sulmuar apo jo”, thonë në polici.
Momentalisht sipas policisë, hetuesia është duke u marrë me rrethanat si ka ndodhur rasti.