Goditja me vezë ndaj eskortës se Kurtit, suspendohen tre zyrtarë policorë në Skenderaj

17:35 | 10 Qershor 2025

Tre zyrtarë policorë në Skenderaj janë suspenduar sot. Suspendimi tyre vjen pasi eskorta e kryeministrit Kurti dhe zyret e LVV-së në Skenderaj janë goditur me vezë.

Policia njoftoj se të njëjtit janë suspenduar në kohëzgjatje prej 72 orësh.

“Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.

Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente”, njoftoj policia.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në inaugurimin e çerdhes së re në Skenderaj.

Por, eskorta e kryeministrit atje është goditur me vezë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i degës se LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani.

Ai ka akuzuar Sami Lushtakun se qëndron prapa këtij veprimi.

Komento: