“Goditja”, Policia në Prizren arrestoi dy persona dhe konfiskoi një armë

13:01 | 25 Gusht 2023
“goditja”,-policia-ne-prizren-arrestoi-dy-persona-dhe-konfiskoi-nje-arme

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona ndërsa ka konfiskuar një armë brenda pesë ditësh në Prizren, derisa ka qenë duke e zbatuar urdhrin operativ “Goditja”.

Gjatë këtyre ditëve janë kontrolluar 23 lokale dhe 1 mijë e 908 automjete ndërsa janë legjitimuar 3 mijë e 169 persona.

Policia e Kosovës e ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale e lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.

Zbatimi i planit “Goditja 2023” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Komento: