‘Goditje’ e madhe për Barcelonën, sapo mori lajmin shumë të keq

22:31 | 06 Mars 2020

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën e Barcelonës.

Situata në kampin e Barcelonës po vazhdon të bëhet akoma më keq.

Lëndimet janë duke vështirësuar shumë sezonin e Barcelonës, me emra si Luis Suarez, Ousmane Dembele, Jordi Alba, Samuel Umtiti, Clement Lenglet që gjatë sezonit janë prekur nga lëndimet.

Së fundmi, faqja zyrtare e Barcelonës ka njoftuar për një tjetër lojtar që është lënduar.

Arthur Melo nuk do të jetë i gatshëm që të ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjen kundër Real Sociedad.

Arthur ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, duke e pasur të pamundur të jap kontributin e tij në fundjavë.

Mesfushori brazilian ishte startues në ndeshjen kundër Real Madrid, por situata e tij është vështirësuar gjatë javës.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Quique Setien për mesfushën, pas mungesës së Arthur.

Komento: