Duket se lojtari i Milanit së shpejti pritet që të largohet nga skuadra.
Mesfushori aktual i Milanit, Tiemou Bakayoko thuhet se do bëj një lëvizje shokuese për të kaluar te Inter.
Sipas Sport Mediaset, drejtori general i Interit, Beppe Marotta ka një marrëdhënie të shkëlqyer me agjentin e mesfushorit francez, Federico Pastorello.
Milani e ka opsionin e blerjes në fund të sezonit nga Chelsea për 35 milionë euro, por për arsye financiare nuk do realizohet ky transferim, transmeton lajmi.
Por ‘Zikaltërit’ mund ta shfrytëzojnë edhe mundësinë e një huazimi për 5-6 milionë euro, me opsionin e blerjes në fund të sezonit nga ‘Blutë e Londrës’.
Bakayoko ka probleme të mëdha së fundmi me Milanin, edhe pas kacafytjes që pati me trajnerin Gennaro Gattuso në fundjavë.