Goditje e qëllimshme me veturë, dy persona të vdekur dhe shumë të lënduar

09:50 | 03 March 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Neë Orleans në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi u goditën nga një veturë në një rrugë të ngarkuar.

Policia e ka kapur një person lidhur me këtë ngjarje, i cili ndodhi rreth orës 20 sipas kohës lokale.

“E kemi kapur menjëherë personin e dyshuar sepse qytetarët e kanë ndalur atë duke u përpjekur ta ndihmojnë. Ata kanë menduar se ai thjesht është përfshirë në një aksident të paqëllimshëm”, tha një zyrtar policor.

Një dëshmitar ka thënë se e ka parë një veturë sportive që i ka goditur disa persona. Sipas tij, vozitësi i kësaj veture ka filluar të vrapojë, por më pas është shtrirë në tokë dhe ka mbetur pa vetëdije.

Raportohet se ata që kanë humbur jetën në këtë incident janë një burrë dhe një grua të moshës rreth 30-vjeçare.
Ndërkaq, personat e plagosur janë të moshës 28 deri 65-vjeçare. Tre persona që janë dërguar në spital ndodhen në gjendje të rëndë.

Komento: