Goditje e radhës për portierin e Milanit, Maignan – përdorë drogë

20:33 | 27 February 2023

Portieri i Milanit, Mike Maignan bëri rikthimin e tij pas pesë muajve pas një lëndimi në kofshë dhe ai po ashtu ju kundërpërgjigj një thashethemeje të çuditshme ku thuhej se ai ka probleme me drogën

Francezi fillimisht u lëndua derisa luante për Les Bleus në shtator të vitit 2022 dhe rikuperimi i tij mori më shumë kohë së sa duhet, për shkak të lëndimit të tij në muskujt delikatë te kofshës.

Ai u rikthye në fushë mbrëmë ku Milan fitoi 2-0 kundër Atalantas në Serie A në San Siro dhe ai festoi me disa postime të ndryshme në Instagram.

Kjo përfshin edhe një mesazh me germa të mëdha e të kuqe që ai kishte shkruar: E vetmja drogë e imja: besimi, puna e madhe dhe fitoret”.

Maignan po ashtu shtoi dy emotikone që prezantonin punën dhe të qenit i ftohtë.

Në story të Instagram nuk ishte krejtësisht i rastësishëm, pasi që ka pasur disa thashetheme të çuditshme që qarkullojnë në rrjetet sociale javëve të fundit për shkak të kohëzgjatjes së lëndimit të Maignan jo vetëm për shkak të lëndimit, por po ashtu problemeve me drogën.

Nuk ka ndonjë provë për këtë, edhe pse disa janë përpjekur që të shpërndajnë audio të rreme për të, një trend në rritje ky në itali për njerëz të futbollit.

Komento: