Goditje e rëndë për Milanin, ylli i skuadrës mbetet dy muaj jashtë fushave

12:41 | 25 Dhjetor 2023

Milani pritet të jetë pa Fikayo Tomori për të paktën dy muaj pasi testet treguan një lezion miotendinoz në bicepin e djathtë të femurit.

Mbrojtësi u tërhoq duke shtrënguar pjesën e pasme të kofshës gjatë barazimit 2-2 me Salernitana të premten në mbrëmje.

Menjëherë u bë e qartë se ky ishte një lëndim serioz dhe ai u largua nga ndeshja në stadiumin Stadio Arechi.

Tani testet mjekësore kanë konfirmuar një lezion miotendinoz në bicepin e djathtë të femurit.

Ky lloj dëmtimi tenton të kërkojë të paktën dy muaj jashtë veprimit, megjithëse për momentin nuk duket se do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale.

Komento: