
Real Madrid është gjobitur me 20 mijë euro nga UEFA pas ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich.
Sanksioni është dhënë për shkak të fillimit të vonuar të ndeshjes në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
UEFA ka reaguar edhe ndaj Arsenalit, duke i dhënë një paralajmërim klubit londinez dhe trajnerit Mikel Arteta për një shkelje të ngjashme në ndeshjen e tyre.
Ky është vetëm një nga disa ndëshkime që organi qeverisës i futbollit evropian ka shpërndarë pas ndeshjeve të fundit në kompeticionet evropiane.
Athletic Club u gjobit me 16 mijë e 875 euro për hedhje objektesh nga tifozët gjatë ndeshjes në San Mames.
Ndërkohë, edhe Atletico Madrid Juvenil A u përball me disa masa disiplinore pas ndeshjes në Youth League kundër Club Brugge. Lojtari Jose David Fernandez Torres u pezullua për tre ndeshje, trajneri Angel Donato për dy ndeshje, ndërsa klubi u gjobit me 2 mijë e 500 euro për sjellje të papërshtatshme.