Goditje për Milanin

20:08 | 11 Janar 2019

Suso, ka marrë një lëndim gjatë sesionit të trajnimit të këtij mëngjesi në Milanello, raporton Sky Sport.

Spanjolli nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e Milanit për ndeshjen e Coppa Italia kundër Sampdoria përcjell ORAinfo.

Rossonerët do të përballen me Juventusin në Superkupën Italiane në Jeddah më 16 janar, por Suso është pezulluar për ndeshjen dhe Gattuso shpreson të rimarrë atë për ndeshjen tjetër të Serie A kundër Genoa më 21 janar./ORAinfo/

Komento: