Goditje për Scudetto: Gjiganti italian huazon Mastantuonon nga Reali

20:21 | 29 Dhjetor 2025

Franco Mastantuono huazohet në Serie A.

Pavarësisht se për momentin është i dëmtuar edhe ende nuk është rikuperuar, Franco Mastantuono është përfolur ditët e fundit për një largim të mundshëm nga Real Madrid, gjithmonë në formë huazimi, për shkak se nuk po gjen dot shumë hapësira në formacionin e Xabi Alonso.

Sipas “Marca”, klubi i fundit që është interesuar për huazimin e Mastantuono ka qenë Napoli.

Los Blancos janë të hapur për huazimin e argjentinasit në Serie A, në mënyrë që ai të zhvillohet më tepër.

Komento: