Goditje për Scudetto: Milan pritet të transferojë tre yje në merkaton e janarit

13:28 | 17 October 2024

Edhe pse merkato e janarit është ende larg, drejtuesit e Milan po monitorojnë situatën në gjetjen e përforcimeve të duhura për skuadrën e trajnerit Fonseca.

Këtë sezon, skuadra ka patir luhatje ne lojën e saj, ndaj klubi po sheh për disa alternative.

Fofana dhe Reijnders po luajnë pa pushim dhe nuk kanë alternativa bindëse në stol, pasi Loftus-Cheek ka një problem fizik, Musah nuk bind dhe po luan pak, ndërsa Bennacer është jashtë fushave edhe për disa muaj.

Kështu, objektivi i parë është Morten Frendrup, që luan me Genoa dhe ëndërron të kalojë në një klub të madh. Kërkesa fillestare është rreth 20 milionë euro, por me formulën e duhur (hua me detyrim) marrëveshja mund të realizohet.

Frendrup u vëzhgua shpesh nga kuqezinjtë dhe i bindi të gjithë. Për këtë arsye 23-vjeçari danez konsiderohet në “pole position” për të përorcuar mesfushën.

Në sulm, në të djathtë është Pulisic, më i miri i skuadrës deri tani për nga performanca, si dhe Chukëueze, shumë zhgënjyes në krahasim me paraqitjet e ofruara në parasezon. Kjo është arsyeja pse klubi po reflekton.

Futbollistët nën monitorim janë Andreas Skov Olsen (luan me Bruzh në Belgjikë), Noa Lang (luan me PSV Eindhoven) dhe Ismaila Sarr (luan me Crystal Palace). Pa harruar edhe Domenico Berardi (Sassuolo), i cili është rikuperuar nga dëmtimi i tendinit të Akilit.

Pastaj është problemi në krahun e majtë, ku Fonseca ka vetëm Terracciano dhe të riun Jimenez si zëvendës të Hernandez (i pezulluar për dy ndeshje në kampionat). Në Itali, vëzhguesit e kuqezinjve kanë studiuar 19-vjeçarin e Lecce, Patrick Dorgu dhe e konsiderojnë atë një element të perspektivës.

Komento: