Patën shumë kërkesa, por mbetën pa asgjë.
Leeds United ka hequr dorë nga dyshja e Inter, për shkak të kërkesave të larta të ‘Zi kaltërve’.
Skuadra e udhëhequr nga Marcelo Bielsa, e cila garon në Championship, ka refuzuar të paguajë 6 milionë euro për Facundo Colidio, kurse Ryan Nolan ka refuzuar transferimin.
Dyshja ishte shumë afër që të kalonte tek Leeds, por anglezët nuk ishin të gatshëm të plotësonin kërkesat e Inter.
Leeds kishte ofruar kontratë tri vjeçare për Nolan, por lojtari nuk ndihej i gatshëm t’i bashkohej Championshipit.
Nolan thuhet se planifikohej që të huazohej menjëherë tek skuadra e Kilmarnock, që ishte një nga arsyet që shtynë lojtarin të mos pranonte kalimin.