Gol në ndeshjen Islandë- Shqipëri

15:32 | 08 Qershor 2019

Shqipëria në disavantazh ndaj Islandës, reagim jo i mirë i mbrojtjes.

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen Islandë – Shqipëri.

Në testin e quajtur Islandë, Shqipëria e gjen vetën në disavantazh pas 21 minutave lojë, shkruan lajmi.net.

Ishte një solo aksion nga Johann Berg Gudmundsson ai që i dha epërsinë skuadrës kombëtare të Islandës.

Gudmundsson dribloi në mes të tre kundërshtarëve për të goditur saktë dhe për të dërguar topin prapa shpinës së Etrit Berishës.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon ku mund ta shihni golin e islandezëve.

Komento: