Gold Ag në prag të pavarësisë së Kosovës vjen me këngën ‘Sokoli’

14:47 | 16 Shkurt 2020

Gold AG publikoi këngën e re kushtuar Pavarësisë së Kosovës.

Reperi shqiptar, Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Sokoli” titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip.

Këtë këngë Goldi ka vendosur ta publikojë një ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“GËZUAR PAVARËSIA Me këngën e re SOKOLI”, ka shkruar pranë postimit ku njofton se këngën tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar në Youtube.

Komento: