Gold AG përlot me fjalët në përvjetorin e ndarjes nga jeta të babait

20:00 | 14 Dhjetor 2022

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të babait, Gold AG përlot me fjalët.

Gold Ag ka humbur babain e tij kur ishte në moshë fare të vogël, në intervista e paraqitje televizive Ariani ka treguar se mban mend pak nga babai i tij, por i mungon vazhdimisht.

Sot janë bërë 30 vjet që kur babai i tij u nda nga jeta dhe reperi u rrit vetëm me nënën si fëmijë i vetëm.

Në këtë përvjetor Goldi ka bërë një dedikim me fjalë shumë prekëse.

“Sot 30 vite pa ty baba jem Ti fizikisht nuk je me ne, por nuk ka ditë që nuk lutem për ty.

Lus Allahun e plotfuqishëm që mungesën tënde në këtë botë, të na e kompenzoj me Xhenet Firdeus aty ku s’ka më ndarje as pikëllim.Allah mëshiroje babën tem Të don picimuli jot “, ka shkruar artisti./afterparty

Komento: