Gold AG po shijon pushimet në Zvicër, sa shumë është rritur djali i tij

17:38 | 05 Shkurt 2022

Ai është njëri nga reperët më aktiv.

Reperi Gold Ag ka publikuar një foto familjare.

Ariani ka shkuar në Zvicër dhe nuk ka munguar shkrepja e fotografive të bukura familjare.

Në rrjetet sociale ai ka publikuar një foto ku portreti familjar i tyre tanimë është plotësuar edhe me Guerilin.

Theksojmë se Goldi ishte fejuar e martuar pikërisht në kohën e pandemisë ndaj kishte bërë vetëm ceremoni private jo me shumë të ftuar.

Ndërsa tani ai dhe Ermira janë prindër të një djali me të cilin postojnë shpesh imazhe.

Ndryshe, kënga e fundit e Goldit është ajo me titull “Trimat e Gjakovës”.

Komento: