Golden Eagle Ylli ndeshjet e rregullta i përfundon me fitore ndaj Bashkimit.
Ka përfunduar ndeshja në mes të Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit.
Skuadra nga Suhareka ka triumfuar si mysafir me rezultat 77:87, duke i përmbyllur me fitore garat e rregullta.
Basketbollistët e Yllit e nisën ndeshjen furishëm, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë prej 17 pikësh, 6 me 23, ndërsa kjo pjesë përfundoi 11 me 24.
Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë dhe dalëngadalë shkrin epërsinë, duke barazuar shifrat në 37 me 37, e më pas kaluan në epërsi 38 me 37, kurse pjesa e parë përfundoi 38 me 40, me një treshe nga Valon Bunjaku.
Perioda e tretë nisi e barabartë, por në fund të kësaj pjese kampionët shkëputën në 57 me 67, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 62 me 67.
Në dhjetë minutat e fundit, suharekasit e ruajtën epërsinë dhe ngadhnjyen me rezultat 77:87.
Tek Bashkimi më i miri ishte Daniel Lekndreaj me 31 pikë e 14 kërcime, ndërsa te Ylli më i miri ishte Demetris Morant me dhjetë pikë e 20 kërcime.
Bashkimi përfundoi garat e rregullta në pozitën e pestë me 11 fitore e 17 humbje dhe në çerekfinale të “Play-off”-it do të ndeshet me Trepçën, kurse Golden Eagle Ylli në pozitën e tretë me 20 fitore e tetë humbje dhe në çerekfinale do të ndeshet me Vëllaznimin.