Goli i mbrëmshëm i Granit Xhakës, ishte një gol shumë i veҫantë.
Mesfushori kosovar realizoi golin e parë për Arsenalin gjatë fitores 4 me 1 pasditen e sotme (e martë) kundër Fulhamit si nikoqir në Emirates në kuadër të xhiros së 20-të në Premierë Ligë.
Pas tij portën gjetën Alexandre Lacazzete (55′), Aaron Ramsey (79′) dhe Pierre Emerick Aubameyang (83′), ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Aboubakar Kamara në minutën e 69′.
Sidoqoftë, goli në minutën e 25′ i shënuar nga reprezentuesi për skuadrën nën udhëheqjen e Unai Emery ishte ndryshe nga ajo që kemi parë në të kaluarën.
Nga gjashtë golat e shënuara deri tani me fanellën skuadrës londineze, Xhaka ka shënuar pesë jashtë zonës së rreptësisë por i fundit kundër Fulhamit ishte i pari në Premierë Ligë brenda zonës së rreptësisë, diçka e rrallë nga 25-vjeçari.
Me fitoren e sotme, Arsenali vazhdon luftën për top katërshe në Premierë Ligë.