Goli i Messit shpallet si më i miri i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

10:39 | 12 Nëntor 2022

Goli i Messit kundër Benficas shpallet si më i miri i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Goli i Lionel Messit kundër Benficas është zgjedhur si më i miri i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

UEFA njoftoi se afro 120,000 vota u hodhën për golin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, me golin sensacional të argjentinasit në xhiron e tretë, kundër Benficas, që kryeson sondazhin.

Goli spektakolar i Erling Haalandit kundër ish-skuadrës së tij, Borussia Dortmund, përfundoi i dyti në votim dhe përpara një goli tjetër të Messit, të shënuar kundër Maccabi Haifas.

Komento: