Goli i Milot Rashicës shpallet më i mirin për vitit 2018 nga UEFA – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Goli i Milot Rashicës shpallet më i mirin për vitit 2018 nga UEFA

11:23 | 31 Dhjetor 2018

Milot Rashica e ka marrë dhuratën me të bukur për Vitin e Ri.

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve më 14 tetor 2018.

Ndërsa faqja zyrtare e UEFA Euro 2020 në Facebook e ka zgjedhur këtë gol si më të mirin për vitin 2018 në Ligën e Kombeve.

Rashica dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë në barazimin prej 1 me 1 ndaj Ishujve Faroe në udhëtim.

Komento: