Interi ka marrë fitore në duel me Udinesen me rezultat 3-1, në një ndeshje ku golin e gjeti edhe Romelu Lukaku.
Për sulmuesin belg ky gol ka qenë shumë i veçantë dhe kishte dedikim special.
Pikërisht ditën e djeshme trupi i pajetë i futbollistit ganez Christian Atsu u nxjerr nga rrënojat pas 12 ditëve qëndrim.
Lukaku dhe Atsu kanë qenë miq të mirë sa ishin bashkëlojtarë e skuadra angleze Everton.
29-vjeçari festoi me duart e ngritura nga qielli dhe goli ishte pikërisht për tanimë ish-futbollistin e ndjerë.
“Ke qenë gjithnjë një shembull i përulësisë dhe dashurisë ndaj Zotit. Gjithashtu edhe për mënyrën si je stërvitur dhe për dashurinë që i ke dhuruar gjithnjë familjes e fëmijëve të tu”.
“Shpresoj që Zoti t’iu japë atyre forcë dhe të bekoftë zemrën. Do të dua shumë përgjithnjë”, ka shkruar Lukaku duke publikuar disa foto me ish-sulmuesin ganez.
Atsu u nxjerr nga rrënojat e ish-banesës së tij në qytetin turk Hatay, me sulmuesin ganez që ishte pjesë e skuadrës Hatayspor.