Goran Bregovic arrin në Shqipëri për koncertin, fotografohet bashkë me Grenellin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Goran Bregovic arrin në Shqipëri për koncertin, fotografohet bashkë me Grenellin

23:59 | 05 Gusht 2021

Këngëtari boshnjak, Goran Bregoviç, i cili është kthyer në simbol bojkoti gjatë këtyre ditëve thuhet se ka arritur në Shqipëri.

Kjo pas publikimit të një imazhi të tij në një varkë së bashku me ish-të dërguarin e ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Fotografia e dyshes duket të jetë realizuar në brigjet e Jalës, ku edhe po pushon prej disa ditësh Grenell.

Derisa imazhi është shpërndarë në rrjet dhe është bërë viral gjithandej, reagimet për ardhjen e tij nuk munguan as nga një pjesë e artistëve shqiptarë.

Ka qenë reperi Noizy ai i cili pak më parë u bëri thirrje fansave duke thënë se do t’i nxisë ata siç nxiti ai në luftën e Kosovës.

Një koment lidhur me këtë u bë edhe nga artisti Genc Prelvukaj, i cili shton se ftesa e Goran Bregoviçit në Korçë, favorizimi i produkteve serbe në Kosovë e shumë gjëra të tilla janë veprime të gabuara.

Këngëtarja Eni Koçi nga ana tjetër ua kujtoi organizatorëve ndeshjen Shqipëri-Serbi në vitin 2014 në Beograd, e cila ishte ndërprerë për shkak të dronit dhe lojtarët shqiptarë ishin gjuajtur me gjësende të ndryshme nga audienca.

‘Festa e Birrës’ ndërkohë është planifikuar të mbahet nga data 18-22 gusht në Korçë.

Komento: