Goran Rakiq sulmohet në veri, i dyshuar Goran Vuçeviq

16:38 | 13 October 2024
goran-rakiq-sul*mohet-ne-veri,-i-dyshuar-goran-vuceviq


Dyshohet se rreth orës 02:30 të mëngjesit është rrahur brutalisht ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur se Rakiq është sulmuar nga një grup personash në krye me Goran Vuçeviq, tani i dyshuar kryesor për këtë sulm.

Goran Vuçeviq

Në bazë të informacioneve të Dukagjinit, Goran Vuçeviq është vëllau i Vladimir Vuçeviq i cili është pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit kundër policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku tani hero i Kosovës.

Vladimir Vuçeviq

Burimet thënë se Rakiq është rrahur keq në kafiterin e Goran Vuçeviqit.

Kafiteria e Goran Vuçeviq ku dyshohet së u rrah Goran Rakiq

Pas ngjarjes, Policia e Kosovës ka shkuar në banesën e Rakiqit, ku është gjetur i rrahur keq por që ai ka thënë se ”është rrëzuar’’.

Gjithashtu, burimet tregojnë se Rakiq ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku edhe është regjistruar, por dyshohet se ka pasur përpjekje për të fshirë rastin nga regjistri mjekësor.

Lidhur me këtë rast, Goran Vuçeviq së bashku me pjesëmarrësit e tjerë është i dyshuar për rrahjen e Rakiqit.

 

Komento: