Ramush Haradinaj, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi e shijojnë nga një gotë verë, në Rahovec.
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj së bashku me dy presidentët shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Ilir Meta kanë marrë pjesë në hapjen e “HardhFest”-t 2019, në Rahovec.
“Në mbështetje 100% të vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit! Do të vazhdojmë me lehtësi tatimore dhe me politika fiskale në mbështetje të prodhimit vendor. Gjithmonë në krah të rahovecjanëve për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme. Të përcaktuar 100% edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit e nepotizmit, por të vendosur, po ashtu që në luftimin e këtyre dukurive, të jemi të sinqertë deri në fund”, ka shkruar ai.