Mario Gotze ka ndryshuar agjentët me shpresën për të siguruar një transferim në Itali këtë verë.
Milan është synimi i tij, por duket mos përjashtuar edhe Romën.
Kuqezinjtë kanë qenë të lidhur me një lëvizje për Gotze gjatë dy javëve të fundit, dhe Calciomercato pretendon se ata në të vërtetë tashmë kanë pasur rastin ta firmosin marrëveshjen.
27-vjeçari madje ka ndryshuar edhe menaxherin, duket zgjedhur Reza Fazeli si agjentin e tij të ri.
Qëllimi i gjermanit është që të arrijnë një lëvizje në Serie A këtë verë, me raportin që pretendon se Milano dhe Roma janë të interesuara për lojtarin. E vet lojtari preferon me shumë të luaj për Milanin.
Kujtojmë që Gotze ka bërë 217 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat, duke grumbulluar 45 gola dhe 61 asistime në atë periudhë. /ORAinfo/