Grabitësi ia mori jetën, ja çfarë bëjnë qytetarët për familjen e Izetit

15:03 | 30 Dhjetor 2018

Humbja e jetës së policit, Izet Demaj ka shokuar të gjithë.

Vrasja në detyrë e policit Izet Demaj, ka prekur të gjithë shqiptarët, ndërsa akti i tij në mbrojtje të jetës së qytetarëve nga të gjithë po cilësohet si akt heroik.

I ndjeri ka lën pas, gruan dhe dy vajzat, për të cilët qytetarë të shumtë kanë filluar të mbledhin mjete financiare që t’i dalin në ndihmë atyre.

Në një fondacion online të hapur gjatë ditës së shtunë, ku vetëm për 24 orë janë mbledhur mbi 12 mijë euro.

Fondet e grumbulluara nga ky donacion do ti dorezohen familjes se te ndjerit, qe sa do pak t’ia lehtesojme gjendjen ekonomike te familjes.

Komento: