Grabitet banka, humbin jetë 9 persona

11:59 | 09 Prill 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një bankë në Nigeri.

Të paktën 9 persona humbën jetën në një grabitje bankare që zgjati rreth një orë në Ido-Ani, të Nigerisë.

Hajdutët, të cilët sul.muan një degë të një banke të vjetër në qytet, transportuan një sasi të madhe parash. Hajdutët u futën me një automjet sportiv në bankë, duke shkaktuar tension brenda ambienteve.

Burimet në qytet zbuluan se pesë zyrtarë të bankës dhe dy klientë u privuan nga jeta nga grabitësit, ndërsa një nga grabitës u qëllua për vdekje nga policia.

Gjithashtu, u mësua se një oficer policie u la pa shenja jete nga grabitësit , gjatë operacionit.

Përveç kësaj, shumë klientë dhe zyrtarë të bankës u rrahën nga grabitësit, ndërsa përpjekjet për të shmangur grabitjen nga policia dështuan.

Zyrtari i marrëdhënieve publike të policisë së shtetit, z. Femi Jozefi, i cili konfirmoi incidentin, tha se ende nuk mund të japë detaje rreth incidentit. /tch

Komento: