Grabitet barnatorja,nga stresi vdes pronari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Grabitet barnatorja,nga stresi vdes pronari

23:43 | 22 Shtator 2021

Një grabitje ka ndodhur sonte në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka konfirmuar informacionin se në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair pas grabitjes së një barnatoreje, ka ndërruar jetë pronari i saj, A.S., 40-vjeçar si pasojë e stresit që ka marrë.

“Më 22.09.2021 në ora 20.40 është denoncuar se në një barnatore në rrugën “Xhon Kenedi” një person duke kërcënuar me thikë të punësuarën, e ka marrë qarkullimin ditor. Pas dhjetë minutash më vonë në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar. Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thuhet në njoftim.

Komento: